Aktualitet

Zamira Kita flet pasi u infektua me Covid: Kisha këputje të madhe...

Shkruar nga Liberale
Zamira Kita flet pasi u infektua me Covid: Kisha këputje të madhe...

Aktorja e njohur Zamira Kita foli për News 24 pas infektimit me koronavirus.

Në një lidhje me Skype me News 24, Kita tregoi si u infektua dhe shenjat e para që pati, bashkë me bashkëshortin.

“Përshëndetje dhe ju falënderoj, jam më mirë pas ditëve që kalova. Është ndjenjë qytetarie për t’i thënë disa gjëra hapur dhe për ta kaluar këtë makth mediatik që është përhapur. Besoj që ne e kaluam të keqen, kemi pasur mjekë e dashamirës në krah që na kanë këshilluar e shërbyer, Ndjej mirënjohje për ta. Sot e kam ditën e 12. Kam ndjerë temperaturë të lehtë të shtunën e kaluar, kam qenë në plazh. Fillova të pi azotromicinë që aty. Edhe bashkëshorti ishte për disa ditë me kollë por nuk ia kisha vënë veshin, se kuptuam. Ndaj dua të them që nuk duhen neglizhuar të gjitha shenjat. U kthyem nga plazhi, bëra tampon, rezultova pozitive ndërsa bashkëshorti rezultoi negativ por i kishte zbritur poshtë në mushkëri dhe ia tregoi skaneri që ishte me covid. Ndërsa unë mushkërinë e kisha të pastër. Bashkëshorti kishte më shumë vështirësi se unë, i shkoi deri në 40 gradë temperatura, duke qenë se është edhe diabetik e dërguam drejt spitalit në Tiranë. Pas temperaturës u shtrua te “Shefqet Ndroqi” në spital. Sepse duhet që mushkëria të funksionojë normalisht. Nuk e humba shijen dhe nuhatjen. Kam pasur oreks edhe unë edhe bashkëshorti. Na shqetësuan portalet me përhapjen e lajmit se shumë njerëz nuk e dinin, por ne prisnim të merrnim vetën dhe do shpreheshim pastaj. Besoj që bashkëshorti do jetë infektuar i pari, nuk mund të them që e mora në plazh. Mendoj që është i fortë si virus dhe do infektohet 80% e popullsisë. Beni kujdes, ruani distancën lani sa më shpesh duart dhe mos neglizhoni asnjë shenjë. Kjo është e rëndësishme, do kalojë pastaj çdo gjë si një grip i thjeshtë!", u shpreh ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH