Globi

Zaev: Vettingun jo si në Shqipëri, verifikojmë kapacitetet

Shkruar nga Liberale
Zaev: Vettingun jo si në Shqipëri, verifikojmë kapacitetet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se vettingu duhet të realizohet por jo duke pezulluar punën e gjykatave.

Kreu i qeverisë në vendin fqinj komentoi mbi idenë e vettingut pas promovimi të platformës “financa të hapura”. Ai theksoi se vettingu duhet të realizohet jo vetëm në gjyqësor por edhe në politikë dhe administratë por shteti në fillim duhet të sigurohet nëse ka kapacitetet e duhura për kryerjen e këtij procesi.

“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive, ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet”, tha Zaev.

Ai shtoi gjithashtu se nëse vettingun nuk e kalojnë qindra gjyqtarë dhe prokurorë atëherë ka rrezik që Akademia për gjykatës dhe prokurorë mos të mund të prodhojë zëvendësime.

“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetting-u ndodhë që qindra mos ta kalojnë vetting-un, ne nuk kemi si t’i zëvendësojmë këto kuadro”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH