Aktualitet

Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE

Shkruar nga Liberale
Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE”, tha kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH