Globi

Zaev refuzon propozimin e Macron: Oferta e vetme është BE

Shkruar nga Liberale
Zaev refuzon propozimin e Macron: Oferta e vetme është BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë njoftimet se Bashkimi Evropian po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës.

Zaev ka thënë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.

“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”

Ai ka shprehur dëshpërimin nga vendimi negativ në samitin evropian, por tha se ky vendim nuk do ta gjunjëzojë nga qëllimi final, e që është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

“Vërtetë nuk është fer ndaj nesh pasi na premtuan, na thanë bëni punën dhe ne do t’ju japim datën. Diskutuan deri në orën 2:30 të mëngjesit dhe për fat të keq ndodhi padrejtësia. Por, unë dua t’ju bind se kjo padrejtësi ndaj vendit tonë të vogël do ngritët si feniksi pasi të gjithë po flasin për padrejtësinë e bërë”, tha Zaev.

Para disa ditësh doli lajmi në mediat serbe, se Franca pritet të fillojë konsultime diplomatike jozyrtare, për të ofruar partneritet “të privilegjuar” për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, angazhimet speciale për qasje në tregjet evropiane dhe përfitime të tjera do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH