Globi

Zaev: Refuzimi i BE ngrin një pjesë të Marrëveshjes së Prespës

Shkruar nga Liberale
Zaev: Refuzimi i BE ngrin një pjesë të Marrëveshjes së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë një intervisë për median greke euronews.gr, ku ndër të tjera ka folur për efektet që do sjellë refuzimi i BE për hapjen e negociatave. Zaev ka paralajmëruar se “nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE-së, atëherë në Ballkan do të sundojë errësira”.

Ai ka thënë se refuzimi i BE-së për një datë të caktuar për çeljen e negociatave, rrezikon zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së Prespës.

Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Lidhja ekziston sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim marrëveshjen e Prespës për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në këto kushte, Marrëveshja nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ndoshta ne do të përpiqemi të shkojmë përpara në disa kapituj por gjërat janë të ndërlidhura pasi procesi i zbatimit të kapitujve nënkupton zgjerimin e sovranitetit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian",  u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, Zaev ka pranuar se askush nuk priste një 'Po' të menjëhershme, por sipas tij, një vendim paraprak pro nga 28 vendet e BE-së do të ishte nxitja e domosdoshme për të vijuar punimet në rrugën e duhur.

Zaev ka shtuar se integrimi në BE është e vetmja alternativë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në rast të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për mbarë Europën.

Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në pjesën greke të Prespës e nënshkruan qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, sipas të cilës Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit zgjidh problemin me Greqinë, që daton që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH