Globi

Zaev: Nuk pres që në tetor të ketë vendim pozitiv për negociatat

Shkruar nga Liberale
Zaev: Nuk pres që në tetor të ketë vendim pozitiv për

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shuar shpresat se në tetor mund të ketë çelje të negociatave me BE.

Për Zaevin, Maqedonia e Veriut është djegur disa herë, por u vërtetua se ai me Bullgarinë nuk po negocion për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Nuk do të pres tetorin sepse çdo vit në fund të presidencës sillen vendimet. Në qershor nuk kishim, vendimi tjetër është në dhjetor edhe pse në tetor është Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Por nuk pres sepse jemi djegur disa herë unë dhe populli maqedonas.

U vërtetua se nuk bëjmë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. U kumtua edhe nga pala bullgare dhe është pjesë e kornizës negociuse. Aty shkruan se përkthimi i legjislacionit të BE-së do të jetë në gjuhën maqedonase dhe pikë. Kjo ishte shumë me rëndësi për ne”, theksoi Zoran Zaev.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH