Kryesore

Zaev: Nuk do të lejoj një pederast të më rrëzojë qeverinë

               Publikuar në : 09:12 - 14/08/19 LP

Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev për herë të parë ka folur për rastin “Reket”, duke i dërguar porosi personave të përfshire.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta perfshije atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një pederast ta rrëzojnë Qeverinë.

“Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdoj të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më falë komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Pas reagimeve të ashpra të publikut, kryeministri Zoran Zaev  i kërkoi sërish falje komunitetit LGBT, duke sqaruar kontekstin e fjalës.

Komuniteti LGBT ka respektin tim të madh. Kështu që, para se të përdorja fjalën “pedereast” kërkova falje. Unë e përdora atë fjalë për të përshkruar një karakter, jo një përkatësi seksuale. Falje për njerëzit LGBT. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre, si më parë”, ka shkruar Zaev në Twitter./Gazeta Liberale

 

(Visited 197 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *