Ndërkombëtare

Zaev nesër në Sofje: Identiteti e gjuha nuk janë pjesë e negociatave

               Publikuar në : 16:57 - 16/06/21 liberale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nesër do të udhëtojë në Sofje për një përpjekje të fundit për të zhbllokuar ‘veton’ e Bullgarisë për çeljen e negociatave.

Edhe pse Zaev i ka dhënë fund shpresave se mund të ketë një zgjidhje deri më 22 qershor kur Këshilli i BE do të marrë një vendim për çeljen e negociatavef për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjithsesi nesër në Sofje do të ketë zhvillime.

Opozita maqedonase ndërkohë më në krye VMRO-DPMNE është e irrituar pasi akuzon Zaevin se në Sofje do të tradhëtojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryeministri ndërkohë i ka garantuar se dy çështjet nuk janë pjesë e negociatave me Sofjen.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back