Kryesore

Zaev: Ja kush e ndihmoi Gruevskin të largohet nga Maqedonia e Veriut

               Publikuar në : 21:49 - 21/07/21 liberale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka akuzuar qeverinë e Hungarisë se e ka ndihmuar Nikola Gruevskin të arratiset nga vendi në nëntor të 2018.

Zaev në një intervistë për “Deutche Welle’’ tha se ishte qeveria hungareze që ka mbështetur Gruevskin në planin për arratisje deri në dhënien e azilit.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

 

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back