Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Yuri mbërriti

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Yuri mbërriti

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara mbërriti në Tiranë pak ditë pasi palët politike u ulën në tryezën e Reformës Zgjedhore, ndërsa para senatit amerikan Yuri Kim rendiste si një nga përparësitë e saj edhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Por kryesore në axhendën diplomatike amerikane, siç do të zbulonte edhe ambasadorja e re, është zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Muaj  më parë Kim do të thoshte se do të inkurajonte Shqipërinë edhe në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e cila tashmë ka nisur punën dhe është funksionale edhe pse me vetëm tetë prokurorë të emëruar ndërsa dje u krijua komisioni që do të vlerësojë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, njësia hetuese e SPAK që siç do ta përshkruante Ambasada e ShBA-së, do t’i ngjajë  FBI-së amerikane.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH