Aktualitet

Yuri Kim, thirrje politikanëve shqiptarë: Silluni me përgjegjshmëri

               Publikuar në : 18:54 - 19/02/20 liberale

Ambasadorja  e SHBA, Yuri Kim ka pasqyuar qëndimet e SHBA për çështjet e fundit dhe situatën politike në vend. Nëpërmjet një deklarate, Kim ka zbardhur takimet e zhvilluara me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun  e PD, Lulzim Basha.

Sa i përket Konferencës së Donatorëve, Kim shkruan se duhet “transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi”.

Më tej, ambasadorja iu ka bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë që të sillen me përgjegjshmëri, dhe për të mirën e popullit shqiptar, teksa siguron se do të jetë aty për të vëzhguar e kontribuar.

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.

Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar“, shkruan Kim./Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back