Aktualitet

Yuri Kim takon kreun e Doganave: Të rrisim bashkëpunimin kundër…

               Publikuar në : 12:19 - 26/11/20 liberale

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin.

Përmes një mesazhi, ambasadorja Kim thekson se ka diskutuar me Gazhelin mbi lehtësimin e biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe për luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja Kim.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back