Politikë

Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, ja çfarë thotë ajo

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, ja

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur gjatë takimit me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, mbi zgjedhjet në vend, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Postimi i Yuri Kim në Twitter:

Takova sot ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e prezencës së OSBE-së në Tiranë për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH