Aktualitet

Yuri Kim: Reforma të japë frytet, mos u ndikoni nga politika

               Publikuar në : 15:35 - 10/05/21 liberale

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri, funksionojnë në mënyrë kuptimplotë.

Në një ceremoni që zhvillohet në Polin e Drejtësisë, Kim tha se Reforma në Drejtësi nuk është perfekte, por po funksionon.

“Reforma ka ecur shumë, por ka ende shumë për të bërë për të përmbushen pritshmëritë e publikut dhe që Shqipërinë të mbetet e vendosur në rrugën drejt pranimit në BE. Kemi pasur biseda të vështira, por shpresoj që ta dini që këto kanë ardhur nga një miq. Tani është koha që të tregoni se dhimbja e reformës në drejtësi po i tregon frytet e veta, dhe të mos ndikoheni nga interesat partiake apo individuale”, tha ambasadorja e SHBA.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back