Aktualitet

Yuri Kim reagon pas operacionit të SPAK: Pandëshkueshmëria po mbaron

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim reagon pas operacionit të SPAK: Pandëshkueshmëria po

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas operacionit “Shpirti”, ku u godit një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SPAK lëshoi 38 urdhër-arreste, mes të cilëve kishte edhe prokurorë, zyrtarë të lartë policie apo administratorë publikë, ndërsa për ambasadoren Kim kjo tregon se Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa pretendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar asgjë. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate, që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh sot, që është një goditje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”, shkruan ambasadorja Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH