Aktualitet

Yuri Kim në krah të OSBE: Lukashenko të pranojë propozimin e Ramës

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim në krah të OSBE: Lukashenko të pranojë propozimin e

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim përcolli sot mesazhin e takimit mes zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun dhe kryeministrit Edi Rama, njëheraz kryetar i OSBE-së të zhvilluar sot në Vjenë.

Përmes një postimi në Twitter, Kim falenderoi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkoi qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara

“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, u shpreh ambasadorja Kim.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH