Editorial

Yuri Kim, ‘’KQZ-ja’’ amerikane për zgjedhjet shqiptare

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim, ‘’KQZ-ja’’ amerikane për zgjedhjet

Ervis Iljazaj   

Si asnjehërë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është angazhuar kaq shumë dhe me insistim në procesin zgjedhor në Shqipëri. Për turpin e politikës dhe shtetit shqiptar, palët politike pothuasje me forcë u detyruan të firmosnin marrëveshjen e reformës zgjedhore, e cila përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Edhe pas 30 vitesh, politika shqiptare nuk arrin dot të bëjë një reformë të thjeshë për rregullat  e lojës pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Por, e reja kësaj here ishte pikërisht angazhimi i Ambasadores Yuri Kim në reformën zgjedhore, gjë e cila nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Ne jemi mësuar që më reformën zgjedhore të merret Bashkimi Europian apo OSBE, dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kjo është një shenjë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme ambasëdës në ‘’ Rrugën e Elbasanit’’  i intereson rregullsia e procesit dhe jo fituesi. Aq e vërtetë është kjo, sa që negociatat për reformën zgjedhore u bënë në ‘’ tokë’’ amerikane.

Nëse në zgjedhjet  e 2017-s Ambasada Amerikane qartësisht kishte të preferuar Partinë Socialiste, pasi ishte e vetmja forcë që mori përsipër zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zgjedhjet e ardhshme janë fare të painteresuar për fituesin. Duke qenë se Reforma në Drejtësi, mirë apo keq ka marrë rrugën e saj, e vetmja gjë  i intreson tashmë ëshë procesi. Ndryshe nuk shpjegohet angazhimi i fortë i Zonjës Kim për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Me disa përjashtime të vogla, marrëveshja për Reformën Zgjedhore e dakortësuar deri tani në letër nga partitë politike nuk ka ndryshuar shumë gjëra në thelb për sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri dhe menaxhimit të tij. Është e qartë se, prej shumë vitësh vota në Shqipëri nuk blihet në kutitë e votimit, por një muaj përpara zgjedhjeve. Dhe këtë fenomen, nuk ka kod elektoral në botë ta parandalojë, përvecse ndërgjegjësimit qytetar dhe një drejtësie funksionale dhe efikase. Megjithatë, disa nga elementët e reformës, si përshembull identifikimi biometrik, janë disa garanci më shumë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Me sa duket, më shumë se sa garancitë që ka Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha dhe opozita ka marrë garancitë e Ambasadores Kim për një impenjim të saj personal në vëshgimin e procesit zgjedhor. Nëse  këtë gjë nuk e ka arritur, atëherë, Reforma Zgjedhore pas një periudhe të gjatë radikale të opozitës nuk ka asnjë kuptim politik dhe strategjik.

Në këtë kuptim, marrëveshja për reformën zgjedhore, nuk është një marrëdhënie midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ashtu sikurse shumë kritikë të Kryetarit të Opozitës e konsideruan. Por, një marrëdhënie e re e Bashës me ndërkombëtarët, kryesisht me Ambasadën Amerikanë në Tiranë, pas një periudhe jo fort të mirë që opozita ka patur me ndërkombëtarët në Shqipëri.

Duke parë të gjithë këtë pëpjekje të Ambasadores Yuri Kim, e cila e nxori reformën zgjedhore nga parlamenti duke e aprovuar në rezidencën e saj, a mundet që Edi Rama ta prish këtë marrëveshje?

Megjithëse përpjekjet e mazhoracnës janë për të bërë presion ndaj Lulzim Bashës  nëpërmjet opozitës jo përfaqësuese në parlament, duket sikur është e pamundur të preket reforma e cila u dakortësua nga palët në rezidencën amerikane. Nëse ndonjëra prej tyre do ta bëntë një gjë të tillë, do të merrte një kosot jo vetëm në sytë e opinionin publik, por edhe një kosto në raport me Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila u investua fort për këtë reformë si asnjëherë më parë. Kjo u duk qartë nga tërheqja nga votimi në parlament që bëri Parita Socialiste për propozimin e saj për listat që ajo i quan të hapura, por që me atë formulë ishin pothuajse 90% të mbyllura. Nuk ka dyshim që kjo tërhqejë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, kryesisht të Ambasadës Amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian që kërkojnë me insistim marrëveshje midis palëve.

Për të gjitha këto arësye, më shumë se sa KQZ-ja shqiptare,  me sa duket, do të jetë Ambasada Amerikane ajo që do të garantojë procesin zgjedhor në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, nëse vërtetë Ambasadorja Yuri Kim do të ketë një angazhim ekstra për këtë proces, ashtu sikurse duket deri më tani. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH