Aktualitet

Yuri Kim jep mesazhin e fortë: Kam 3 prioritete që kërkojnë ...

Shkruar nga Liberale

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka ka dhënë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, lidhur me prioritetet e saj si ambasadore në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se ka 3 prioritete, realizimi i të cilave kërkon sundim të ligjit, transparencë dhe dhënies fund të korrupsionit.

3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-ve dhe Shqipërisë; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, shkruan ambasadorja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH