Aktualitet

Yuri Kim i ka mbyllur derën, Berisha i mban shpresat te BE-ja

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim i ka mbyllur derën, Berisha i mban shpresat te BE-ja

Ambasadorja amerikane, Yuri  Kim e ka bërë të qartë disa herë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, se nuk do të bashkëpunojë me 'non grata'.

Ish-kryeminisri Berisha e ka pranuar këtë fakt me idenë se do të izolohet nga SHBA, deri në momentin që Yuri Kim-it do t'i mbarojë mandati.

Ai e ka përsëritur shpesh se marrëdhëniet e Partisë Demokratike me SHBA-në janë të shëndetshme dhe do të vazhdojnë të tilla.

I pyetur gjatë konferencës së sotme, nëse PD do të izolohet, po të zgjidhet kryetar në votimet e 22 majit, Berisha ka thënë se Bashkimi Europian nuk do ta mbajë një qëndrim të tillë.

“Në dijeninë time, pavarësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE që ne do respektojmë votën” – deklaroi Sali Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH