Aktualitet

Yuri Kim: I bëjmë thirrje qeverisë që t’i japë përparësi biznesit

               Publikuar në : 19:53 - 13/10/21 liberale

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim renditi tre prioritetet që ka në Shqipëri: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim i bëri thirrje qeverisë që të ti japë përparësi biznesit.

Sipas saj, qeveria duhet ta marrë seriozisht agjendën e investimeve të Dhomës Amerikane dhe ta shohë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit.

Ajo u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, për të cilën u shpreh se duhet çuar përpara me qëllim që gjykatat te jene te pastra.

“Pothuajse një vit më parë ne nënshkruam një memorandum dypalësh të bashkëpunimit ekonomik duke demonstruar angazhim për një marrëdhënie edhe më të fortë ekonomike. Nuk është një copë letër, por menjëherë brenda orës ne pamë rezultate të ndjeshme.

Dy javë më parë isha në Skavicë për të parë vendin ku Shqipëria shpreson të ndërtojë HEC dhe nëse ky projekt do të nisë do të përfaqësojë një zhvillim të madh për Shqipërinë dhe rajonin.

Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverise shqiptare që ti japë përparësi biznesit për të zhbllokuar potencialin që ekziston këtu.

Reforma në Drejtësi duhet çuar deri në fund në mënyrë që gjykatat të jenë të pastra, të drejtat e pronës të trajtohen njëherë e mire dhe konkurrenca e ndershëm duhet të jetë parësore në mënyrë që investitorët të mëdhenj apo të vegjël, shqiptarë apo të huaj duhet të luajnë me të njëjtat rregulla, të drejta dhe transparente.

Qeveria duhet ta marrë seriozisht agjendën e investimeve të Dhomës Amerikane të publikuar së fundmi dhe ta shohë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mënyrë të mirë për të përmirësuar klimën e biznesit. Një klimë më e mirë biznesi do të krijonte një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back