Aktualitet

"Yuri is coming", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Yuri is coming", hap sot Gazetën Liberale

E konfirmuar nga Senati amerikan, ambasadorja e re e ShBA-së në Tiranë ka ndër prioritetet e saj diplomatike zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Mbërritja e Yuri Kim në Shqipëri përkon me ngritjen e SPAK dhe emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe me gjasë do të jetë ajo që do të “diktojë” agjendën politike të vitit të ardhshëm, nga reforma zgjedhore tek kërkesa për zgjedhje të parakohshme

Një vit e gjysmë pas largimit të Donald Lu, ambasada e ShBA-së në Tiranë do të ketë kryediplomate Yuri Kim, e konfirmuar dje nga Senati amerikan.

Në dëgjesën para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë,  në Senatin amerikan, pak kohë më parë e emëruara e presidentit Trump rendiste mes përparësive të saj zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, ecurinë e procesit të vetingut dhe ngritjen e SPAK e BKH.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH