Kryesore

Xhudistet kosovare do të marrin pagë e pension të veçantë nga Shqipëria

               Publikuar në : 16:25 - 18/09/21 liberale

Dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, do të marrin pagë dhe pension të veçantë si anëtare nderi të Ushtrisë Shqiptare, është bërë e ditur nga trajneri kampion, Driton Kuka.

Të shtunën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re njoftoi se dy xhudistet do të jenë pjesë e një njësie speciale në kuadër të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Tani Kuka, në Facebook ka publikuar vendimin e plotë që thekson rolin e xhudistëve dhe se ato do të paguhen e do të kenë pension të veçantë.

Në fund ai ka kërkuar që edhe Kosova të nisë me praktikë të tillë.

“Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare: Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë”, ka shkruar ai.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back