Showbiz

Xhaxhai i saj mbeti nën rrënoja, aktorja e njohur turke kërkon ndihmë për shpëtimin e tij

Shkruar nga Liberale

Tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş më 6 shkurt shkaktuan shkatërrime të mëdha në 10 provinca shkaktuan dëme të mëdha, mes të cilave ishte edhe Hatay.

Ky qytet u godit sërish mbrëmjen e djeshme nga dy tërmete, njëri me magnitudë 6.4, që goditi lagjen Defne dhe tjetri 5.8 ballë në lagjen Samandag.

Burcu Biricik, aktorja kryesore e serialit “Vajza në dritare”, e transmetuar edhe në televizionet shqiptare, kërkoi ndihmë, duke thënë se xhaxhai i saj ishte nën rrënoja pas tërmeteve. "Xhaxhai im ishte nën rrënoja në rrugën e Hatay Antakya, Küçük Dalvan İpek. Ju lutemi ndihmë urgjente. A ka një ekipi që mund ta drejtosh, Oğuzhan?" tha ajo, duke iu drejtuar kështu Oğuzhan Uğur

Sipas të dhënave të fundit, 6 persona kanë humbur jetën dhe gati 300 të tjerë janë plagosur, 18 prej të cilëve në gjendje më të rëndë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH