Showbiz

Xhani Demika jep detaje rreth festës së Kombëtares: Seferi u deh pak…!

Shkruar nga Liberale
Xhani Demika jep detaje rreth festës së Kombëtares: Seferi u deh

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live from Tirana’ ishte menaxheri i njohur i Vip-ave, Xhani Demika i cili dha detaje rreth festës së Kombëtares dy ditë më parë në një nga klubet e njohura të natës në kryeqytet. I pyetur rreth festës dhe atmosferës, Xhani tha:

Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe është festuar deri në orët e vona. Lojtarët kanë festuar në zona private por kanë takuar të gjithë të pranishmit që dëshironin të bënin foto me ta. Sigurisht që duke pasur parasysh dhe kushtet e sigurisë.

Cilat ishin disa nga porositë dhe detajet e festës së Kombëtares?

Kur Kombëtarja vendosi të vinte, na erdhi nje listë me porosi si për shembull Kombëtarja do të festonte në zonat private, do të vinin dhe do të iknin në një orar të caktuar edhe pse kjo nuk u respektua. Nuk duhet të dilnin në skenë, por që dolën në skenë me Artiolën. Seferi meqë ishte pak i dehur, ia dhashë mikrofonin dhe ai ja nisi duke kënduar këngën’ Xhamadani Vija Vija’ dhe ftoi të gjithë lojtarët. Pastaj u këndua dhe kënga ‘Mora Fjalë’.

Cili ishte ai që u largua i fundit?

I fundit u largua Hysaj, si gjithmonë. (qesh)

A kishte personazhe të njohur që ishin të pranishëm?

Mund të përmend Noizyn, Hellbanianz, Jasmina e ‘Përputhen’, Eriola Doçi, gjithashtu ka pasur edhe ministra. Më alegro ishte trajneri që ishte shumë i lumtur dhe i takonte dhe festonte me të gjithë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH