Aktualitet

Xhaçka: Nuk i detyrojmë dot autoritetet greke të  rrisin kapacitetet

               Publikuar në : 17:48 - 15/08/20 liberale

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim të drejtpërdrejtë përsëriti thirrjen që qytetarët shqiptarë të bllokuar në kufirin Grek të rikthehen në shtëpi, në banesat e tyre .

Xhaçka tha se është biseduar me palën greke dhe se janë duke u ndjekur procedura të zakonshme, njësoj siç bëjnë me çdo shtet tjetër.

“Nuk e shpërthejmë dot kufirin dhe të detyrojmë autoritetet greke që të  rrisin kapacitetet”- tha ndër të tjera ministrja.

“Jo të gjitha makinat do kalojnë sot për fat të keq, që do të thotë se do të kthehen. Është detyra jonë që t’ju gjendemi pranë me më të mirën e mundshme, në këtë situatë që jemi sot. I kemi ndihmuar sa kemi mundur, me ujë dhe me ushqim, me gjithcka që kemi mundur. Mos harroni se koronavirusi ka paralizuar gjithë botën sot. Kjo pandemi ka paralizuar cdo aktivitet. Këtu nuk ka tendencë nga pala greke për të vështirësuarr gjërat, por janë ca rregulla që janë vendosur.

Unë e kuptoj se ka njerëz që kanë problemet e tyre, por ata duhet që dhimbshëm t’ju ushtrohen këtyre urdhrave. Maksimalja që mund të bëjmë është presioni për të përshpejtuar procedurat e kalimit. Pala greke nuk na ka pranuar që të bëjmë me teste, plus ata teste nuk janë aspak tregues nëse je bartës apo jo. Sot kanë kaluar 2300 persona në kufi”, u shpreh Xhaçka.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back