Globi

WhatsApp me risi, përditësimi i fundit në pjesën e mesazheve

Shkruar nga Liberale
WhatsApp me risi, përditësimi i fundit në pjesën e mesazheve

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re për përdoruesit  në telefonat Android.

Funksioni i ri e bën më të lehtë për përdoruesit që të ndajnë një numër të madh fotografish me miqtë dhe familjen e tyre nga galeria e smartfonëve.

Me përditësimin më të fundit, WhatsApp lejon përdoruesit të ndajnë deri në 100 foto dhe video në të njëjtën kohë.

Ky numër më parë ishte i kufizuar vetëm në 30 foto. Për shumë, ky ishte një nga kufizimet më të bezdisshme të ndarjes së fotografive në WhatsApp.

Ndryshime të tjera zyrtare kanë të bëjnë me vendosjen e titujve në dokumentet që dërgoni apo me rritjen e sasisë së karaktereve për objektin dhe përshkrimin e grupeve, duke ju dhënë mundësi t’i përshkruani më mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH