Showbiz

WhatsApp jep lajmin e keq, çfarë do të ndodhë pas 31 Dhjetorit

Shkruar nga Liberale
WhatsApp jep lajmin e keq, çfarë do të ndodhë pas 31

Është aplikacioni i komunikimit për shumë njerëz në të gjithë botën, por WhatsApp ka një lajm të keq për përdoruesit e disa llojeve të caktuar celularësh. Më së shumti për ata që kanë smartphone që operojnë me sistemin Windows.

Për momentin, aplikacioni është i përdorshëm në disa lloje smartphone-sh që operojnë me Windows, por pas 31 Dhjetorit nuk do të jetë më i disponueshëm.

“Nuk do të jeni në gjendje të përdorni aplikacionin në celularët që operojnë me sistem Windows pas 31 Dhjetorit”, deklaroi gjiganti i komunikacionit.

Por jo vetëm kaq. WhatsApp do të ndalojë së punuari edhe për disa smartphone që punojnë me Android dhe iPhones.

Që nga 1 Shkurti, personat që përdorin version 2.3.7 Android nuk do jenë në gjendje të krijojnë llogari të reja apo të riverifikojnë llogaritë ekzistuese. Ndërkohë edhe iPhone do të pushojë së punuari në versionet iOS 8 dhe ato më të vjetër. /tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH