Aktualitet

VV publikon videon: Ende asnjë masë për këtë krim elektoral

               Publikuar në : 16:06 - 11/05/21 liberale

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka kërkuar marrjen e masave administrative nga KQZ dhe ndjekje penale nga drejtësia për anëtarëy grupin e numëruesve e Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave në Tepelenë, në KZAZ-në Nr.79.

Teksa ka shpërndarë një video nga vendnumërimi, të sigurar nga KQZ, VV shkruan se nga anëtarët kanë vendosur kryqe në në fletat e votimit.

Prandaj sipas saj, “pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë”.

Reagimi i plotë

Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.
E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.
Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back