Aktualitet

VV: Pragun e dyfishtë elektoral që propozon PS e pranojnë të gjithë

Shkruar nga Liberale
VV: Pragun e dyfishtë elektoral që propozon PS e pranojnë të

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka reaguar në lidhje me propozimet që paraqiti përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri në Këshillin Politik.

Në një shënim në Facebook, Abazi shkruan, se PS po sanksionon një prag të dyfishtë në zgjedhjet e radhës dhe kjo është e padëgjuar në botën demokratike. Abazi shkruan më tej se faktorët e tjerë politikë nuk e kanë kundërshtua kurrë këtë veprim të PS dhe "se listat e hapura janë si karremi për peshkun".

Reagimi i plotë

I pamë sot propozimet e Partisë Socialiste për të sanksionuar një prag të dyfishtë në zgjedhjet e radhës - lokal dhe kombëtar. E ndanë njëherë Shqipërinë në 12 zona zgjedhore në vitin 2008, si salamandër, për të stabilizuar një sistem bipartiak, pavarësisht thellimit të ndarjeve rajonale që kjo shkakton dhe rritjes së ndikimit të "të fortëve" lokalë, që janë bërë të fortë me vjedhje e krime të lidhura me pushtetin. Por kjo nuk po i mjafton. Tani po duan ta zvogëlojnë edhe më shumë pasqyrimin e drejtë të votës qytetare në Kuvend, duke sanksionuar edhe pragun e dyfishtë me detyrim - e padëgjuar në botën demokratike, e me gjasë edhe në botën jodemokratike.

PS e propozoi dhe votoi pragun e dyfishtë, tani i vendosi edhe %, ndërsa:

* PD hesht, nuk e ka kundërshtuar kurrë

* LSI hesht, nuk e ka kundërshtuar kurrë

* Rudina Hajdari e votoi në kuvend pragun e dyfishtë dhe Nisma Thurje nuk e ka kundërshtuar kurrë publikisht.

Duke lënë mënjanë për një moment greminën e vjedhjes dhe blerjes së votës, nëse analizohet vetëm sistemi zgjedhor, atëherë shqetësimi për lista të hapura apo të mbyllura është qesharak përball deformimit madhor të vullnetit qytetar që po përgatitet përmes mirëmbajtjes së sistemit aktual proporcional rajonal dhe shtimit të pragut të dyfishtë.

Në këtë lojë të pisët që po bëhet, duhet thënë se listat e hapura janë si karremi për peshkun. Vetëm duke u çliruar nga kurthi i debatit mbi listat e hapura, kthjellohet truri për të parë më mirë atë që është duke ndodhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH