Globi

VV: Nëse LDK insiston për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje

Shkruar nga Liberale
VV: Nëse LDK insiston për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje

Në një intervistë për "KosovaPress", anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se brenda kësaj jave do të takohen sërish lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Haxhiu ka thënë më tej, se nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Nuk kemi hyrë në garë për çështjen e presidentit prandaj na duket komplet e pakuptueshme kërkesat e tilla, megjithatë unë po them që para vetes kemi dy alternativa si Lëvizje Vetëvendosje. Natyrisht e para është që të kemi koalicionin qeverisës ku nuk përfshihet çështja e presidentit, madje refuzoj të përfshihemi me emra të përveçëm në këtë çështje sepse vet figura e presidentit përfaqëson njëfarë uniteti. Dhe e dyta pa dyshim që janë zgjedhjet sepse Vetëvendosje nuk bën koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Por ta keni të qartë se kërkesa e LDK-së kërkesën për president nuk e ka të mbështetur as nga populli…Ne si Vetëvendosje për shkak të problemeve që i ka shteti i Kosovës nuk jemi të interesuar për zgjedhje, nëse ka barikadime të tilla do gjendemi para situatave të tilla”, theksoi Haxhiu. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH