Globi

VV-LDK pa marrëveshje/ Ambasadori i SHBA takon Mustafën e Osmanin

Shkruar nga Liberale
VV-LDK pa marrëveshje/ Ambasadori i SHBA takon Mustafën e Osmanin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazetes Express brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosnett vazhdimisht ka kërkuar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë.

E një kërkesë të tillë Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përsëritur edhe pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH