Aktualitet

“Vuçiq u thirr në Hagë”, deputeti i Kosovës tregon arsyen pse Rama ndërpreu Ballkanin e Hapur

Shkruar nga Liberale
“Vuçiq u thirr në Hagë”, deputeti i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka treguar sipas tij arsyen pse kryeminsitri Edi Rama i dha fund nismës së Ballkanit të Hapur. Sipas tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç janë marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

“Vuçiqi mes datave 26 dhe 28 qershor është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiqi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

Deputeti më tej shtoi se kryeministri Rama ndërpreu në mënyrë radikale pjesëmarrjen e Shqipërisë në Open Balkan në momentin që mori vesh se presidenti serb ishte thirrur në Hagë.

“Unë kam qenë në dilemë se si ka mundësi që në një moment pati një ndryshim kaq radikal të përmbyllet misioni i Open Balkan. Dhe kur mësova se zoti Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat Speciale për Serbinë në Hagë dhe do të jetë dëshmitar dhe aty për krimet e luftës e kryera në Kosovë dhe Bosnjë atëherë kuptova se ekipi inicues i asocacionit po shpërbëhet edhe po kthehen prapë në Procesin e Berlinit”, tha Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH