Globi

Vuçiçit i refuzohet leja për të vizituar Kosovën

Shkruar nga Liberale
Vuçiçit i refuzohet leja për të vizituar Kosovën

Presidentit serb i refuzohet kërkesa për të vizituar sot Kosovën. Sikurse bëjnë me dije mediat në Kosovë, stafi i presidentit Vuçiç i ka dërguar institucioneve të Kosovës, një kërkesë zyrtare për të realizuar një vizitë atje.

Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por thotë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës. Bashkë me Vuçiç, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i brendshëm Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Po kështu një kërkesë e tillë e kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi, ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit në luftën e fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH