Globi

Vuçiçi tepër i shqetësuar: I lutemi Greqisë të mos e njohë Kosovën

Shkruar nga Liberale
Vuçiçi tepër i shqetësuar: I lutemi Greqisë të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se ai ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Ai tha se beson në miqësinë e Beogradit me Athinën dhe se Greqia nuk do të shkojë një hap më tej për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, anëtarët e Këshillit të Ipeshkvijve, Vuçiq tha se kur Kosova vendosi taksë për mallrat serbe, Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, dhe tani ky raport ka shkuar në një nivel më të lartë.

“Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, shpjegoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH