Aktualitet

Vuçiç uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn

Shkruar nga Liberale
Vuçiç uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshme në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se të dy vendet së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH