Aktualitet

Vuçiç refuzon takimin me Kurtin: Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë

Shkruar nga Liberale
Vuçiç refuzon takimin me Kurtin: Unë e konsideroj të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 18 qershor se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

‘Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë’, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Presidenti serb saktësoi se do të vendosë nëse, siç tha ai, ‘teknikisht të paraqitem në atë takim’, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

‘Por, të flasim me Kurtin, jo’, shtoi ai.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH