Globi

"Vuçiç po kërcënon stabilitetin"

Shkruar nga Liberale
"Vuçiç po kërcënon stabilitetin"

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u shpreh se Serbi po kërcënon destabilitetin në rajon.

“Propaganda e Aleksandër Vuçiçit për luftë i ka rrënjët te regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviç”, tha ajo.

Gërvalla, duke shpalosur të arriturat e Republikës së Kosovës, u ndal edhe tek afati për regjistrimin e veturave për të gjithë qytetarët serbë të cilët i kanë veturat me targa ilegale të Serbisë.

Ndërsa kritikoi edhe UNMIK-un që nuk ka përfshirë në raport edhe kërcënimet ndaj serbëve lokalë që të mos i regjistrojnë automjetet me targat e Republikës së Kosovës.

“Në fund të këtij muaji po përfundon periudha për zëvendësimin e targave të paligjshme me ato të ligjshme.

Tashmë 90% e pronarëve të makinave përkatëse kanë zëvendësuar targat e tyre të paligjshme me ato të ligjshme.

Ka mbetur një pakicë prej rreth 10%, të cilët kanë ende dy javë kohe për t’i regjistruar. Është fare e thjeshtë, nëse posedoni makinë, duhet të keni sigurim dhe targë të ligjshme, në të kundërt, makina juaj nuk lejohet në rrugë publike apo private.

Serbët ekstremistë po ndjekin brutalisht një ligj frikësues që ndjek bashkëqytetarët, madje duke djegur veturat e qytetarëve serb të Kosovës që tashmë kanë ndërruar targat, është gabim i madh për UNMIK-un që t’i shtyp këto fakte dhe kështu të mos ndihmojë qytetarët kundër ekstremistëve”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme e Kosovës u shpreh se fakti që Vuçiç refuzon të zbatojë marrëveshjet të cilat ika nënshkruar Serbia e detyroi Qeverinë e Kosovës të marrë vendime për reciprocitet. Sipas saj, reciprociteti nuk është agresion por praktika më e mirë ndërkombëtare e pranuar nga të gjithë për të tilla raste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH