Aktualitet

Vuçiç pas takimit me Mitsotakis: Greqia nuk do e njohë Kosovën

Shkruar nga Liberale
Vuçiç pas takimit me Mitsotakis: Greqia nuk do e njohë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Athinë. Pas takimit të tyre, presidenti ka ndarë disa detaje nga biseda.

Ai tha se kryeministri grek i ka konfirmuar se Greqia nuk do të ketë ndryshime në qendrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, u shpreh Vuçiç në një reagim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH