Aktualitet

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Bisedimet pa sukses, nuk pranoi propozimin e BE për kompromis

Shkruar nga Liberale
Vuçiç pas takimit me Kurtin: Bisedimet pa sukses, nuk pranoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.

Për gazetarët, Vuçiç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1.

“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, shtoi presidenti serb.

Më herët, përfundoi takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Takimi, që u zhvillua në Bruksel, zgjati rreth dy orë. Diplomatët e BE-së, pritet të kenë sërish takime të tjera bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH