Ndërkombëtare

Vuçiç merr dozën e parë të vaksinës kineze

               Publikuar në : 17:27 - 06/04/21 liberale

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori dozën e parë të vaksinës kineze, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv ditën e martë.

“Sapo bëra vaksinën dhe ndihem shumë mirë. Një falënderim të madh për të gjithë personelin e mjekësisë dhe faleminderit vëllezërve kinezë”, shkruan Vuçiç në një postin në Instagram pas injektimit të vaksinës.

Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë, kryesisht falë blerjeve të mëdha të vaksinës Sinopharm nga qeveria. Serbia po përdor gjithashtu edhe vaksinën ruse Sputnik V si dhe vaksinat e krijuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Rreth 1.5 milion qytetarë serbë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani, por në vend ka pasur një ulje të numrit të qytetarëve që paraqiten për t’u vaksinuar. Zyrtarët dhe mjekët e lidhin këtë trend me lëvizjet kundër injektimit të vaksinave.

Serbia ishte vendi i parë evropian që miratoi dhe filloi të përdorë vaksinat Sinopharm dhe Sputnik V. Rregullatorët e barnave të Bashkimit Evropian nuk kanë autorizuar ende përdorimin e këtyre vaksinave.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back