Globi

Vuçiç: Jemi të gatshëm të negociojmë, por nuk e njohim Kosovën

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: Jemi të gatshëm të negociojmë, por nuk

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjelltë nuk është në rendin e ditës.

Ne jemi të gatshëm për të negociuar, por … nuk ka flamur të bardhë”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në të cilin do të konsiderohej se çfarë është e mundur dhe çfarë është një kompromis.

“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të diskutojnë lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve,” shpjegoi Vuçiç.

Reuters shkruan se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën para se të hyjë në BE. Vuçiç gjithashtu theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, dhe se përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën.

Ai gjithashtu theksoi se Beogradi nuk planifikon të zgjedhë midis Rusisë – një aleat natyror sllav dhe ortodoks, BE – partneri kryesor i saj tregtar dhe Kina.

“Ne kemi agjendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi ‘rroftë Hong Kongu dhe rroftë Tajvan’, dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial? Për të mos përmendur se Kina është miku ynë që na ndihmoi“, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH