Globi

Vuçiç-it i bëhet pritje madhështore në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkruar nga Liberale
Vuçiç-it i bëhet pritje madhështore në Emiratet e

Presidenti ii Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është bërë një pritje miqësore në Emiratet e Bashkuara Arabe nga presidenti i këtij vendi, Mohamed Bin Zayed.

“Faleminderit për pritjen dhe miqësinë madhështore ndaj Serbisë. Mezi presim ardhjen tuaj në Beograd”, ka shkruar Vuçiç në Twitter.

Sheiku e ka falënderuar Vuçiqin. Po ashtu është nënshkruar edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik mes Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kam pasur kënaqësinë të takohem me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për nënshkrimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve tona, e cila bazohet në lidhjet tona të forta dypalëshe dhe premton të përmirësojë bashkëpunimin në të gjitha nivelet në të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter.

Serbia mban raporte të mira ekonomike e politike me shumë vende, në Lindjen e Mesme, sidomos ato arabe, pasi janë edhe vende të pasura, pavarësisht besimit fetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH