Globi

Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Akuzoi djalin tim Danilo, vetëm frikacakët sulmojnë familjen e tjetrit

Shkruar nga Liberale
Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Akuzoi djalin tim Danilo,

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga qeveria e Kosovës, ku ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se një nga terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit është mik i djalit të Vuçiçit, Danilo Vuçiç.

Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç ka mohuar pjesëmarrjen e të birit në sulmet më 24 shtator  në Basnjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Vuçiç tha se djali i tij “nuk ka lidhje” me sulmin në veri, “përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën e Metohinë’ si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

"Kurti akuzoi sonte familjen time, Danilon, të parëlindurin tim dhe ai vetë nuk e di se si arriti atje, se në njëfarë mënyre ka marrë pjesë në një sulm terrorist në Banjskë. Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë.

Danilo, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj.  Terroristi në Kosovë je vetëm ti, se ti e vret dhe terrorizon popullin serb, e mos u shqetëso për Danilon, ai është një djalë i ri trim, kurrë dhe në asnjë mënyrë të ngjashme me ty. Kurse Šolakut dhe kriminelëve vendas, për të cilët Kurti redakton mediat, u them vetëm se nuk do ta fitojnë Serbinë."- shkruan Vuçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH