Aktualitet

Vuçiç flet për tensionet me Kosovën: Ditë të vështira po vijnë

Shkruar nga Liberale
Vuçiç flet për tensionet me Kosovën: Ditë të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë.

“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha  mënyrat e mundshme” – tha Vuçiç në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Sakaq, Vuçiç ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij sot në Graçanicë ku shfaqejme një bluzë në të cilën shkruante: “Dorëzimi s’është opsion”.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende atje t’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH