Aktualitet

Vuçiç flet për “Open Balkan”: Kemi pasur presion të fortë, por unë nuk dua luftë tjetër

Shkruar nga Liberale
Vuçiç flet për “Open Balkan”: Kemi pasur presion

Tre nismëtarët e "Ballkanit të Hapur", kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, kanë mbajtur një konferencë nga Brukseli.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka përsëritur  për vendet e rajonit që t’i bashkohen kësaj nisme, pasi është të të mirë të vendeve dhe popujve. Më tej ai foli për paqen dhe theksoi se nuk do luftë në Ballkan.

“Kemi ftuar qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir dhe në përfitim të popujve tanë sepse ka qenë gjithmonë kjo pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme, nga udhëheqësit e tyre, për llojin e nismës, natyrën e nismës, por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë se besuam te kjo nismë dhe besojmë te vetja. Kemi vetëbesim më të madh sot. E dimë që duhet të mbajmë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që kemi nevojë. Thjesht hidhini një sy një dite luftimesh në Ukrainë. Doni të keni një luftë në Ballkan? Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë, sjell njerëzit bashkë. Nuk është e mirë për të dy ne, por për popujt tanë, vendet tona”, tha Vuçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH