Globi

Vuçiç: Albin Kurti tre herë më i vështirë se Haradinaj, kam frikë

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: Albin Kurti tre herë më i vështirë se

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dhënë një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ku është ndalur kryesisht te dialogu Prishtinë-Beograd.

Teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog.

Sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV-së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH