Showbiz

Vuan nga diabeti T1, vajza e Kate Moss sfilon me pompën e insulinës

Shkruar nga Liberale
Vuan nga diabeti T1, vajza e Kate Moss sfilon me pompën e insulinës

Lila Grace Moss, vajza e Kate Moss, u ngjit në pasarelë në shfaqjen e “Fendi” dhe “Versace”, të quajtur “Fendace”, për të mbyllur Javën e Modës në Milano.

Sipas “The Independent”, modelja 19-vjeçare, e cila ka diabet të tipit 1, mbante veshur një xhaketë të shkurtër dhe një body me print stil barok, duke ekspozuar kështu pompën e insulinës.

Modelja ndau një fotografi në Instagram dhe disa video nga pasarela, si dhe momente prapa skenave nga shfaqja.

Megjithëse ajo nuk e përmendi në postim praninë e pompës së insulinës, që dukej qartë në këmbën e saj, fansat në komente e lavdëruan modelen që nuk e fshehu dhe i dha dukshmëri diabetit të tipit 1 në industrinë e modës.

“Si një diabetike T1 (dhe ish-modele), faleminderit për mbajtjen e pajisjes në pistën e madhe!”– shkroi një ndjekëse. “Je një mbretëreshë dhe dua që këto fotografi të jenë kudo, sepse sa më shumë të ndajmë për diabetin T1, aq më mirë është“.

“Ju nuk e keni idenë sa frymëzuese është kjo fotografi, jo vetëm për diabetikët e tipit 1, por për vajzat e reja kudo që të tregojnë të vërtetën e tyre dhe të mos lejojnë asgjë t’i stepë,”- shkroi dikush tjetër.

Sipas CDC, diabeti i tipit 1 është një sëmundje që ndodh kur pankreasi i trupit ndalon prodhimin e insulinës, një hormon që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Një pompë insuline është një pompë pa tuba, e mbushur me insulinë, që hyn drejtpërdrejt në trup për të dhënë doza të hormonit gjatë gjithë kohës.

Moss foli për diabetin e saj gushtin e kaluar në një intervistë me The Kit. Kur u pyet për diçka që shumica e njerëzve nuk e dinin për të, modelja zbuloi diagnozën publikisht.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1217908,1217906,1217907,1217905,1217904,1217909"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH