Aktualitet

Vritet me armë zjarri një person në Elbasan

               Publikuar në : 19:40 - 04/10/21 liberale

Një person i identifikuar si Ardian Çollaku është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Fillimisht ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti. Nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine.

Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back