Aktualitet

Vritet me armë zjarri 22-vjecari në Bulqizë

               Publikuar në : 09:28 - 27/11/20 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 22-vjecar me inicialet E. B (Sh).

Nga raportimet e para, mësohet se i riu nga Fushë-Bulqiza është dërguar fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back