Aktualitet

Vritet inxhinieri, autori arrestohet pas 4 orësh! Shkak i konfliktit dyshohet borxhi për një apartament

Shkruar nga Liberale
Vritet inxhinieri, autori arrestohet pas 4 orësh! Shkak i konfliktit

Një borxh i pashlyer dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy personave që mesditën e 7 gushtit 2023, përfundoi me një viktimë në qytetin e Vlorës. Armando Meto, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Dyshohet se një grusht në zemër ka qenë goditja fatale për jetën e inxhinierit.

Gati 4 orë më pas, rreth orës 15:45 policia e qytetit njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar, Rei Meta në zonën e Lungomares. 33 vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa deçizive raportohet se do të shërbejnë mbi ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer për një apartament, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet. Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, teksa shumë shpejt gjithçka degjeneroi në përdorimin e forcës fizike, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur pas dhunës fizike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH